Veseli u kërkon falje gazetarëve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u ka kërkuar falje gazetarëve, duke u premtuar qasje të plotë nëpër hapësirat e Kuvendit.

Gazetarët sot bojkotuan mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, gjatë të cilës deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca hodhi gaz lotsjellës për të kundërshtuar projektligjin për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Mos lejimin e medieve gjatë mbledhjes së Kryesisë, Veseli e ka cilësuar keqkuptim, por ka thënë se gazetarët janë larguar pasi numri i tyre ka qenë i madh.

“Nëse është nevoja të kërkoj falje, unë ju kërkoj falje”, ka thënë Veseli gjatë konferencës për media.

“Ne nuk kemi dashur ta mbyllim informacionin sepse gazi nuk mund të mbyllet. Nuk është një situatë e rregullt në Kuvend, nuk kemi pasur synim ta mbyllim për media”, ka shtuar ai.

Do të keni aksesin e plotë në Kuvend derisa unë të jem në krye të këtij institucioni. Nuk më pengojnë gazetarët edhe nëse rrinë gjatë gjithë kohës në sallë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme