Veset që dëmtojnë çdo ditë trurin

Truri është një nga organet më të rëndësishme në trupin tuaj, ndërsa zakonet tona të jetesës ndikojnë në shëndetin e përgjithshëm.

Këtu, siç transmeton GSH, janë disa nga zakonet e dëmshme për trurin si dhe disa këshilla praktike se si të shmangni ato për të rritur fuqinë e trurit tuaj.

1.Moskonsumimi i vaktit të mëngjesit: Të gjithë e kemi dëgjuar se “mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës”. Kërkimet duket se tregojnë se kur bëhet fjalë për shëndetin e trurit, evitimi i mëngjesit nuk është një zakon i mirë.

2.Rrezatimi i valëve të telefonit celular mund të shkaktojë kancer në tru: Ka pasur një debat të vazhdueshëm lidhur me faktin se rrezatimi nga telefonët celularë mund të shkaktojë kancer. Një studim i kryer në vitin 2016 ka zbuluar një lidhje midis rrezatimit të telefonit celular dhe kancerit tek minjtë. Studimi ekspozoi minjtë ndaj rrezatimit të telefonave celularë për 9 orë në ditë për 2 vjet. Studimi gjeti se ka pasur një rritje të rrezikut të tumoreve në tru dhe zemër.

3.Yndyra e tepërt mund të dëmtojë trurin e shëndetshëm: Shkencëtarët kanë zbuluar se ushqimet yndyrore mund të dëmtojnë tepër trurin. Një studim i kryer nga Programi i Neuroshkencës në Universitetin Vanderbilt ka gjetur se njerëzit të cilët rregullisht konsumojnë ushqime yndyrore kanë mundësi më të larta për të zhvilluar defekte në tru.

4.Pirja e duhanit: Një ekip hulumtuesish ka gjetur se duhanpirësit kronike përjetojnë një rënie në funksionin e dopaminës në tru. Kjo rënie e dopaminës është një faktor që çon në varësi dhe gjithashtu rrit mundësinë e rikthimit të dëshirës për të tymosur edhe kur jeni duke u përpjekur për ta lënë atë.

Lini Një Koment