‘Veterani’ i LDK’së mbetet pa ulëse në Kuvend

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit u kanë dhënë shqelmin e fundit disa nga fytyrave të njohura politike në vend. Sovrani këtë herë ka dënuar me votë ashpër deputetë ‘veteranë’ të partive të ndryshme duke mos ua mundësuar më të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.‘Veteranin’ e Kuvendit të Kosovës, Ismet Beqirin, nuk do ta shihni më në ulësen e deputetit.

Vendimi i popullit në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit ka vendosur që Beqirin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ta lë jashtë dyerve të kuvendit, shkruan Gazeta Insajderi.

Ai nuk ia ka dalë t’i marrë votat e mjaftueshme për mandatin e radhës.

Ismet Beqiri, që ishte katër herë radhazi pjesë e Kuvendit të Kosovës, në legjislaturat III, IV, V dhe VI, tani ka marrë afro 550 vota, të cilat nuk ia sigurojnë një ulëse në Kuvend.

Beqiri, mban pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ndërsa gjatë këtij viti ishte akuzuar për rastin ‘Spitali”, që bëhej fjalë për ndërtimin e një objekti të Qendrës së Kardiokirurgjisë në Prishtinë dhe përfshirjen në një grup fajdexhinjsh.

Akuzat se kishte lidhje me grupin e akuzuar për fajde, Beqiri i kishte hedhur poshtë kategorikisht me arsyetimin se nuk i njeh fare.

Kritik e bukur i ashpër, Ismet Beqiri, ishte shprehur vite më parë ndaj Partisë Demokratike të Kosovës e kryetarit të atëhershëm të saj, Hashim Thaçit.

Beqiri në një intervistë televizive kishte ‘vjellur vrerë’ ndaj partisë rivale ku kishte deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka asessi mundësi të bëjë koalicion me PDK-në.

“Nuk na vyen Qeveria, me udhëheqë qeverinë nëse veç pak iu përngjajm këtyre që janë aktualisht. Gjithmonë pa PDK-në, janë zhyt me të këqija. E keqja më e madhe e këtij vendi do t’i bëhej nëse bëhet bashkë LDK e PDK”, kishte deklaruar Beqiri.

E pas kësaj, ai ishte treguar ‘qengj’ në veprime.

Lidhja Demokratike e Kosovës kishte bërë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës po atë vit me arsyetimin se koalicioni po bëhej ‘për të mirën e vendit’.

Ndonëse Gazeta Insajderi, ka provuar disa ditë radhazi që të kontaktojë me Beqirin, për ta pyetur se pse ai ka mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës, ai nuk u është përgjigjur thirrjeve.

Ish-deputetit të LDK-së, tashmë i mbetet ta bëjë vetëm punën e juristit, gjë që për të cilën është shkolluar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme