Vetëvendosje kërkon hetime dhe protesta

Lëvizja Vetëvendosje edhe një herë ka bërë thirrje për mobilizimin e qytetarëve që të organizohen për ta kundërshtuar pushtetin. Dje kjo Lëvizje përmes një konference për medie ka bërë thirrje qytetarëve që të ndalin siç e quajnë ata klanin kriminel të pushtetit.

I pari i Prishtinës njëherit edhe anëtarë i kryesisë së VV-së Shpend Ahmeti para gazetarëve ka thënë se papunësia nuk është rezultat i fatit por pasojë klani kriminel që ka kapur shtetin, i cili nuk mund të përparojë derisa të jetë ky klan, i cili sipas tij mund të ndryshojë vetëm me mobilizimin e qytetarëve në protesta, shkruan zeri.info

Ai në këtë konferencë ka folur për përgjimet, ku tha se kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi e ka rastin të dëshmoj dhe të marrë veprime të domosdoshme për vendin. Sipas Ahmetit tashmë ka shumë arsye pse ky pushtet të rrëzohet dhe të kthehet jeta e lirë e qytetarit.

“Nëse kryetari i Gjykatës së Apelit është vendosur vetëm me një telefonatë merreni me mend se sa njerëz, gjykatës e prokuror janë vendosur aty në këtë mënyrë. Kryeprokurori tashmë e ka shansin më të mirë në detyrën e tij, të veproj në bazë të ligjeve dhe të dëshmoj për fjalët e tij të dhëna në sistemin e drejtësisë. Mendoj që është koha të kthehet jeta e lirë e qytetarit”, ka thënë Ahmeti.

Ai poashtu tha se këto përgjime, tregojnë se çfarë sistemi politik ka në Kosovë e që sipas  është i kapur në çdo aspekt. Duhet ta kuptojmë se situata është shumë më serioze dhe pasojat janë shumë të mëdha”, ka thënë Ahmeti

I pari i Prishtinës Shpend Ahmeti ndër të tjera replikoi ndaj deklaratës së kryetarit të kuvendit Kadri Veselit i cili pati thënë se punësime partiake ka edhe në partitë e vogla. Ahmeti tha se nuk mund të llogaritet krimet klanore të partive në pushtet ndaj partive tjera, sipas tij janë vetëm dy partitë në pushtet të cilat kanë bërë këto të këqija vendit e që ai i quan krime klanore.

“ Ky është tentim me e rivitalizu gjendjen dhe me thanë që ka  brenda partive tjera punësime. Por bordet në ndërmarrje publike dhe ministri të ndryshme nuk i kanë bo partitë e vogla por ato të pushtetit. Jemi tu fol për gati degradimin e pushtetit sepse këta kanë bërë punësime edhe në gjyqësorë e borde publike. Nëse Thaçi, Veseli dhe Grabovci mund të pyeten për punësime në këto vende çka mund të presim prej tyre. Vetëm shikojeni pasurin e tyre ku kanë rritje me miliona” ka thënë Ahmeti.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë