Vetura godet dy gra në Rrugën B

Një aksident ka ndodhur para pak minutave në “Rrugën B” në Prishtinë

Sipas komandantit të Trafikut në Prishtinë, Milaim Fejzullahu, një veturë ka goditur dy gra të cilat janë dërguar në QKUK.

“Informatat e para i kemi se dy gra-vajza janë goditur nga një veturë e tipi BMW. Të dyja janë dërguar në QKUK, njëra me autoambulancë. Po ashtu mund të them se lëndimet që kanë marrë dy këmbësoret janë serioze pasi që vetura i ka goditur dhe i ka përplasur disa metra larg”, tha Fejzullahu.

Ai shtoi se policia është në vendin e ngjarjes dhe se i dyshuari është nën kontrollin e policisë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme