VIDEO/ Sulm pranë ‘Charlie Hebdo’, disa të lënduar në Paris

ë paktën dy persona të armatosur me hanxhar kanë sulmuar disa njerëz mëngjesin e së premtes në vendin ku më parë ndodheshin zyrat e gazetës satirike “Charlie Hebdo” e cila 5 vjet më parë ishte objekt i një sulmi terrorist.

Katër persona raportohet të jenë plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital, mes tyre punonjësi i një shoqërie pranë zyrave të gazetës.

Sipas BBC, një person i dyshuar është arrestuar.

Policia ka bërë thirrje të shmanget kalimi te kjo zonë. Disa shkolla janë mbyllur.

Së fundmi një tjetër kërcënim është bërë nga Al Kaeda ndaj gazetës “Charlie Hebdo”, pasi kjo e fundit vendosi të ripublikojë karikaturat e profetit Muhamed.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme