Videoja që përloti botën: Vëllezërit sirianë vajtojnë vrasjen e vëllait nga sulmet ajrore (Foto/Video, +18)

Një video e dhimbshme e filmuar në Siri, shfaq dy djem të mbuluar në pluhur duke vajtuar vdekjen e vëllait të tyre i cili është vrarë në sulmet ajrore.

Dhjetëra bomba janë hedhur gjatë të enjtes nga forcat e regjimit të Assadit, duke lënë të vdekur 15 persona në periferi të qytetit Aleppo, Baba l-Nairab, transmeton Telegrafi.

Në video shihen vëllezërit të përqafuar duke qarë me zë, derisa në sytë e tyre shihej vuajtja e në veçanti humbja e vëllait të tyre, që mbeti i vdekur pas sulmeve ajrore.

Shumë fotografi për shkak të përmbajtjes së rëndë nuk janë publikuar, por mediat ndërkombëtare raportojnë se familjarët vraponin për të nxjerrë trupat e pajetë të foshnjave të tyre nën rrënojat e ndërtesave të bombarduara.

Kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur një javë pas rastit të vogëlushit sirian Omran Danqeesh, i cili ishte nxjerrë nga rrënojat i mbuluar në gjak dhe pluhur.

Vëllezërit sirian të cilët qanin për vëllanë e tyre të vdekur Ali, jetojnë në të njëjtën qytet që jeton edhe Omrani i vogël.

2

3

4

5

6

7

8

9

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme