Vildane Zeneli zbarkon në Dhërmi, projekti sekret i modeles seksi që vjen nga SHBA

Që kur e kemi parë në një nga klipet e Flori Mumajesit, modelja 31-vjeçare Vildane Zeneli ka bërë tashmë më shumë famë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për format e saj të rrumbullakosura. Me plane tashmë edhe në muzikë si mikesha e Capial T e deri te 50 Cent, Vildane ka ndaluar këtë herë në jug të Shqipërisë, për të realizuar një set të nxehtë fotosh në plazhin e Dhërmiut.

Ka qenë fotografi Artan Korenica ai që ka shkrepur fotot, njëkohësisht autori i programit më të ri televiziv që pritet të transmetohet në “Top Channel”, me prezantimin e Klea Hutës. Bashkë me pozat e nxehta, Korenica ka shkruar statusin “së shpejti”, që nënkupton se Vildane mund të jetë një nga 12 femrat shqiptare që janë bërë të famshme në botë në programin e ri. Po kush është Vildane Zeneli, modelja e larguar nga Kosova në moshën 13-vjeçare? Prej vitesh, ajo komentohet si modelja më e pëlqyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Që nga viti 2009, kur u shpall fituese e “Miss Kosova” dhe “Miss Diaspora Models International”, Vildane ka qenë fytyra dhe modelja për shumë brand-e botërore, si: linjën e veshjeve të Jennifer Lopez, Baby Phat, Canon, August Silk, Ed Hardy, Vera Wang, Just Cavalli, produktet kozmetike EBC dhe shumë të tjera. Portreti i saj bëri përshtypje për shqiptarët, kur ajo mori pjesë në klipin “Next” të Flori Mumajesit për të vazhduar me bashkëpunimet e saj në klipet e emrave të mëdhenj të muzikës botërore si: Timbaland, Pitbull and David Guetta, etj..

Lini Një Koment