VIP-at e Kosovës dhe kryeministri modest i Maqedonisë

Ditë më parë, agjencia e lajmeve KosovaPost, raportoi se kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev do të shfrytëzonte pushimin e tij dimëror për të kaluar kohë me familjen.

Destinacioni i  tij i pushimeve ishin pistat e skijimit në Gjermani. Qeveria e Maqedonisë kishte njoftuar se kryeministri Zaev këto pushime do t`i paguante nga rroga e tij.

Para se të fluturonte për në Gjermani, Zaev zhvilloi edhe një takim të shkurtër me homologun e tij të Kosovës, Ramush Haradinaj. Mirëpo, sot u kuptua se gjatë udhëtimit, Zaev bashkudhëtonte me disa VIP-a nga Kosova.

Në të njëjtin aeroplan ndodheshin edhe i ftuari nga Gjykata Speciale, Sami Lushtaku, i biri i tij, deputeti Mërgim Lushtaku, si dhe deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka. E, derisa i pari i qeverisë së Maqedonisë kishte zgjedhur të kursente nga buxheti i tij, bashkudhëtarët e tij nga Kosova kishin zënë ulëset “VIP”.

Mediat sot raportuan se Sami Lushtaku udhëtonte në cilësinë e zyrtarit të Kuvendit të Kosovës, pavarësisht se aktualisht nuk është i angazhuar zyrtarisht në asnjë institucion publik. Rrjedhimisht, shpenzimet për komoditetin e tij si VIP mbuloheshin me mjetet e taksapaguesve./KosovaPost.net 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme