Vitet janë thjesht numra për Elizabeth Hurley (FOTO)

Nëse shihni vetëm fotot me siguri do të mendoni se femra në to nuk është më shumë se 30 vjeçe. Por në të vërtetë, ajo është aktorja Elizabeth Hurley, e cila këtë vit ka festuar ditëlindjen e saj të 51-të.

 

Yjet dëshirojnë t’i ndajnë momentet e tyre më të mira në rrjetet sociale, këtë gjë bën edhe Elizabeth, ku me bikini, aktorja tregon se për të vitet janë vetëm numra dhe ajo gëzon një formë të përkryer.