Vjedhje e rëndë në Shtime: Të armatosur me mëngjes hajnat ia mësyejnë bankës

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në një bankë në rrugën ‘Tahir Sinani’ në Shtime.


Në lokalet e bankës kanë hyrë katër persona të armatosur me armë të gjata dhe nën kërcënimin e armës nga punëtorja kanë kërkuar që ti dorëzoj paratë nga arka, shuma nuk dihet për momentin.

Me këtë rast ka pasur edhe shkrepje arme në ajër nga ana e një të dyshuari por nuk ka persona të lënduar.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjet kombi dhe policia gjatë ndjekjes të të dyshuarve ka pasur gjuajtje me armë nga ana e të dyshuarve në drejtim të automjetit të policisë,por nuk ka pasur të lënduar.

Janë duke u marrë të gjitha veprimet policore për identifikimin e personave të dyshur dhe arrestimin e tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme