Vjen edhe mospajtimi i parë mes Trumpit dhe Putinit

Kremlini ka thënë sot se nuk pajtohet me vlerësimin e presidentit amerikan, Donald Trump, se Irani është shteti terrorist numër një në botë, si dhe theksoi se dëshiron t’i thellojë, siç ka thënë zëdhënësi i saj, marrëdhëniet tashmë të mira mes Moskës dhe Teheranit.

 

Kreminili i bëri këto komente si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së Trumpit në një intervistë për Fox Neës, të transmetuar gjatë fundjavës, në të cilën Trump u ankua se Irani totalisht e shpërfill SHBA-në, transmeton Express.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka thënë gjatë një konference sot se Moska i sheh gjerat ndryshe nga Trump.

“Rusia e ka një marrëdhënie miqësore e partnere me Iranin. Ne bashkëpunojmë për një varg gjerash, i vlerësojmë marrëdhëniet tona të tregtisë dhe shpresojmë që t’i zhvillojmë ato edhe më tutje,” ka thënë Peskov./Gazeta Express/