Vjen një grip i ri shpendësh, vret shumicën e njerëzve që prek

Janë ngritur shqetësime mbi përhapjen potenciale të një lloji të ri gripi të shpendëve që mund të vrasë më shumë se një të tretën e njerëzve që prekën.
H7N9 po qarkullon aktualisht tek shpezët në Kinë – por virusi ka vrarë edhe qindra njerëz dhe shumë të tjerë rezultojnë të infektuar.

Në një betejë të dëshpëruar për ta ndaluar atë që të bëhet një pandemi, qeveria e Britanisë së Madhe po heton tani virusin vdekjeprurës.

Synimi është ndjekja e përhapjes gjeografike dhe ndryshimet në strukturën gjenetike – për të parë nëse ai posedon aftësinë për t’u përhapur mes njerëzve.

Profesor Jonathan Van-Tam, zëvendës shefi i mjekësisë në Angli, i tha Daily Telegraph: “Është e mundur që ky virus të jetë shkaku i pandemisë së ardhshme”.

 

Lini Një Koment