Vjen reagimi nga Rusia për ulësen e Thaçit në Paris dhe atë të Vuçiqit

Në Serbi ende po merren me ceremoninë e shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore që u mbajt të dielën në Paris. Aleksandar Vucic në një qoshe të ceremonisë, ndërkohë presidenti kosovar, Hashim Thaçi në pjesën kryesore të liderëve botërorë, si duket i ‘trishtoi’ vërtetë ata.

Ambasadori rus në Serbi, Aleksander Chepurin, tha se bashkëpunimi i nivelit të lartë i të dy vendeve ishte i pashembullt dhe vuri në dukje se Moska është e vendosur të zgjidhë problemin e Kosovës politikisht në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, pa vendosur afate.

‘Zgjidhja e problemit të Kosovës është e mundur vetëm me kusht që Serbia dhe serbët ta pranojnë atë. Është e rëndësishme që ky të jetë një kompromis, jo një zgjidhje e imponuar nga jashtë. Qëndrimi ynë ishte i njëjtë si më herët, mbetet kështu tani dhe do të jetë i njëjtë në të ardhmen’, tha Chepurin për RTS.

Chepurin, duke folur për takimin e zhvilluar mes presidentit rus Vladimir Putin dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në Paris, tha se në ceremoni të tilla kanë dhjetëra e madjë qindra mundësi për kontakte me liderë botërorë, por nuk e konsiderojnë diçka të rëndësishme, raportojnë mediat serbe, përcjell Gazetametro.net.

‘Putini është një njeri i sjellshëm. Ai përshëndeti qindra njerëz që takoi, duke shkëmbyer disa fjalë me ta. Së dyti, Putin ishte atje si mysafir. Ne e dimë se Serbia, Rusia dhe Franca ishin vendet kyçe të Luftës së Parë Botërore. Por kjo ceremoni u organizua nga francezët dhe ata ftuan ata që mendonin se duhet të ftoheshin, duke përfshirë edhe përfaqësuesin e një shteti siç është Kosova ‘- tha Chepurin.

Ky takim thotë ambasadori rus, ishte vetëm një rastësi, asgjë më shumë.

Problemi, thotë ai, është se përfaqësuesit e shteteve të panjohura “kërkojnë arsye të caktuara” për ngjarje të tilla që përfshijnë mysafirë të lartë dhe “sjellja e tyre nganjëherë krijon probleme serioze”.

I pyetur se si ndihej si një ambasador rus në Serbi, duke parë se Thaçi në ceremoninë e rëndësishme që shënon Luftën e Madhe të 11 nëntorit në Paris ulet menjëherë pas Putinit, thotë se kjo ishte padyshim krejtësisht e padrejtë dhe e gabuar, por kjo ishte një pyetje për organizatorët.

Chepurin gjithashtu foli për vizitën e presidentit rus në Serbi në janar, duke thënë se data e saktë ende nuk është shpallur zyrtarisht për arsye të ndryshme, por që do të jetë në mes të janarit.

Kur është fjala për Kosovën, Chepurin theksoi se pozicioni i Rusisë është shumë i qartë dhe se është konfirmuar disa herë, por se dikush gjithmonë përpiqet ta dyshojë atë.

‘Pozicioni i Rusisë nuk ka ndryshuar, dhe vijon në vijim: avokojmë që problemi të zgjidhet politikisht në kuadrin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Kjo është gjëja e parë ‘- tha ambasadori.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme