Vjen versioni i Bugatti Chiron të cilin të gjithë mund ta blejnë(FOTO)

Në janar të këtij viti ishe bërë e ditur që ekipi i Bugattit ishte bërë bashkë me atë të Lego’s për të ndërtuar një Chiron.

Tani, pas shumë muajsh, ka një datë më në fund se kur do të zbulohet Bugatti Chiron lodër, Lego.

Më e mira e gjithë kësaj është se shumica realisht mund të përballojnë blerjen e tij, pasi është një lodër Lego, e nuk kushton miliona euro siç kushton kjo veturë, transmeton koha.net.

Lego Technic në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook, ka zbuluar datën e lansimit të Bugatti Chiron Lego, ku shihet vetëm rrota e tij e pjesa tjetër e mbuluar.

Lego Technic ndërton blloqe Lego mbi standardin normal të tyre. Kjo markë është duke dizajnuar projektin më prestigjioz të tyre, ku kërkohen pjesë unike për të ndërtuar Chiron.

Lego Technic më parë ka ndërtuar edhe Porsche 911 GT3 RS Lego.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme