Vjen versioni i fundit i Jeep Wrangler, modeli që do t`ju surprizojë

Gjenerata aktuale e “Jeep Wrangler” është në rënie, dhe kompania ka vendosur që të sjellë versionin e ri të kësaj gjenerate, “Rubicon Recon”.

Prodhuesit e veturave shpesh ruajnë versionet më të fuqishme të modeleve të tyre për në fund të prodhimit, dhe këtë lloj strategjie po e përdor edhe Jeep, i cili ka prezantuar “Wrangler Rubicon Recon”, versioni më i fuqishëm nga modelet Off-Road. Ky version i ri është i fundit i kësaj gjenerate në largim, ndërsa gjenerata e ardhshme do të arrijë në vitin 2018.

“Rubicon Recon” vjen me një sërë komponentësh karakteristike nga veturat Off-Road, si dhe me disa përmirësime.

Versioni i ri i Jeep Wrangler, po ashtu, vjen me motor 3.6-litër V6 në kombinim me marshin manual me gjashtë shpejtësi, ndërsa marshi automatik me pesë shpejtësi mund të merret me një pagesë shtesë.

Ndenjëset e këtij versioni të ri të Wranglerit janë të veshura me lëkurë të zezë dhe janë me ngrohje.

Ky model kushton rreth 40 mijë dollarë, ndërsa modeli “Wrangler Unlimited” me pesë dyer rreth 43 mijë dollarë.

Gjenerata e re e Wranglerit pritet të debutojë në nëntor të këtij viti, ndërsa shitjet e tij pritet të fillojnë në fillim të vitit të ardhshëm.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme