Vjosa Osmani e pyet Institutin se a mund të mbahet seanca për rrëzimin e Qeverisë, kryesia mblidhet nesër

Kryeparlamentarja Osmani po pret opinion profesional nga Instituti Kombëtar për Shëndetin Publik, nëse Kuvendi mund ta mbajë seancën, të cilën e kërkon LDK’ja për rrezim të Qeverisë.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thirrur për nesër mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ku do të diskutohet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, të cilin e ka inicuar LDK’ja.

Ndërkaq ajo po pret mendim nga Instituti, i cili ka caktuar masat mbrojtësem që urdhërohen të ndiqen në situatën e krijuar nga virusi Covid-19.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express këshilltari i kryeparlamentares, Faton Peci.

“Është kërkuar opinion profesional nga IKSHPK-ja, ndërkaq mbledhja e kryesisë, ku trajtohet mbajtja e seancës mbahet nesër”, ka thënë ai.

LDK’ja të premten ka mbledhur dhe ka dorëzuar mbi 40 nënshkrime të nevojshme për të thirrur seancën, ku pritet të votohet mocioni i mosbesimin ndaj Qeverisë.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, mocioni duhet të vihet në rendin e ditës së Kuvendit brenda 5 ditësh.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht është deklaruar se seanca, ku votohet për rrezim të Kurtit, nuk mund të mbahet, pasi sipas tyre, një gjë e tillë ndalohet sipas vendimeve të marra për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Analisti Blerim Vela ka shkruar sot se Kuvendi nuk mund të thërrasë seancë, kur një nga masat elementare është mbajtja e distancës dymetërshe mes vete.

Megjithatë ai citon rregulloren e Kuvendit, ku thuhet se seanca mund të mbahet në hapësira tjera. Sipas Veles, mbetët të shihet nëse do të arrihet të realizohet një seancë me qindra veta, duke u respketuar masat që cilësohen si jetike, në situaten e krijuar nga koronavirusi.

Mocionin e rrezimit të Qeverisë Kurti, e cila u votua më 3 shkurt, e kanë përkrahur partitë opozitare.

LDK’ja kërkoi rrezimin e Qeverisë, pjesë e të cilës është edhe vetë, për shkak të vendimit të kryeministrit Albin Kurti për ta shkarkuar minstrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun. Sipas tekstit të nismës së rrezimit të Qeverisë, LDK’ja përmend “rrezikimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Kryeministri Kurti” si arsyen kryesore të prishjes së marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme