Vjosa Osmani: Ja pse nuk mora pjesë në mbledhjen e LDK-së rë drejtuar nga Isa Mustafa

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka konfirmuar për “Gazeta Blic”, se nuk është duke marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të thirrur kreu i partisë, Isa Mustafa.

Osmani ka thënë se arsyeja pse nuk po merr pjesë në mbledhje është për shkak se ndodhet në një udhëtim zyrtar.

“Jam në udhëtim zyrtar jashtë vendit. Përndryshe, sikur të isha në Kosovë, natyrisht që do të merrja pjesë”, ka deklaruar Osmani për Gazeta Blic.

Theksojmë se ka kaluar një orë që kur është mbledhur Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, arsyeja e takimit ende nuk dihet.

Ndërsa në ora 14:00 Isa Mustafa do ta mbajë mbledhjen me Kryesinë e Partisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme