Vllasi: Kosova ndoshta e heq taksën për Bosnjë e Hercegovinë

Politikani dhe avokati kosovar Azem Vllasi ka deklaruar për vijesti.ba se taksa 100 % për mallrat e Serbisë e Bosnjë e Hercegovinës nuk janë të mira, por janë masa marrë nga detyrimi.

Sipas njohurive të tij, Qeveria e Kosovës po shqyrton mundësinë që Federate e B e H-së të përjashtohet nga kjo masë.

“Më vjen keq për B e H-në, por nga Sarajeva s’e kemi dëgjuar qoftë dhe një fjalë publike që ky shtet të ketë ndaj Kosovës qëndrimin që e kanë shtetet tjera të krijuara nga ish- Jugosllavia”, ka thënë Vllasi, transmeton Koha.net.

Madje as regjimi i vizave nuk po hiqet, shtoi ai dhe theksoi se “B e H po sillet në mënyrë më rigide se sa Serbia, sepse me të, të paktën, e kemi të rregulluar qarkullimin e lirë të njerëzve e të mallrave, e po do ta shesë mallin e vet në Kosovë”, ka thënë ai.

Vllasi ka shtuar se Kosova me të gjitha shtetet e krijuara nga ish – Jugosllavia ka marrëdhënie normale.

“E di se për këtë vendim në Sarajevë duhet të pyeten ata të entiteti në RS. Por, nëse politikanë e korpusit boshnjak e kroat mendojnë se me heshtjen për Kosovën mund të blenë heshtjen e atyre në RS të cilët hapur flasin kundër B e H-së dhe mohojnë shtetësinë e saj, shihet se nuk kanë të drejtë. Kot që heshtin për Kosovën” ka thënë Vllasi.

“Sa e di unë, Qeveria e Kosovës po përpiqet të gjejë zgjidhej me të cilën Federate Bosnjës e Hercegovinës do të përjashtohej nga taksa 100 %, porse kjo në fund të fundit varet nga Sarajeva” , ka përfunduar Vllasi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme