Vodhi afër 12 mijë euro, arrestohet një burrë në Suharekë

Me datë 07 nëntor, rreth orës 09:30 në Prizren, pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore është arritur të identifikohet dhe njëherësh të arrestohet personi i dyshuar me inicialet (R. S.), i cili ishte në kërkim policor, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Policia bën të ditur se, “personi i dyshuar tanimë i arrestuar, dyshohej për përfshirje në veprën penale “vjedhje e rendë”, e kryer më 05 nëntor 2018 në Suharekë, me ç’rast ishin vjedhur para në vlerë prej njëmbëdhjetë mijë e tetëqind (11800) eurove”.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personit të dyshuar, ndaj të cilit me urdhër të prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e arrestit për 48 orë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme