Vrasëse e trafikante: Këto janë gratë më të rrezikshme në Europë që kërkohen qe 20 vjet

Nga vrasjet, marrja me drogë e trafikimi, Europol ka zbuluar listën me 21 gratë më të kërkuara, si pjesë e kampanjës së tyre të re ‘Krimi nuk ka gjini’.

Agjencia e zbatimit të ligjit të BE’së ka publikuar 21 të dyshuarat dhe pamjen e tyre, duke i konsideruar ato si gratë më  të rrezikshme në Europë.

Gazeta Metro u sjellë emrat e dy prej tyre, të cilat kjo agjenci i konsideron si ‘raste më të rënda’.

Hilde Van Acker, 56 vjeç

Iu vu pas dhe vrau biznesmenin e njohur britanik, Marcus John Mitchell në Belgjikë në vitin 1996. Por, gruaja kogja e vjetër tashmë në moshë, ende qëndron në arrati dhe nuk dihet se ku ndodhet.

Iveta Tancosova, 52 vjeç

Çekja 52 vjeçarja po kërkohet nga Europol për një kohë të gjatë. Ajo dyshohet për trafikimin e një vajze të re të cilën e rrahu, e mbylli në një dhomë dhe më pas e detyroi të punojë si prostitutë.

Viktima, u dërgua nga Londra në Irlandë me premtimin se do t’i gjejnë një punë si infermiere, por atë e Tancosova ‘e shiti’ tek burra të ndryshëm.

Sidoqoftë, sipas Europol kjo kampanjë përmes së cilës edhe u zbuluan emrat e të kërkuarave, duhet të rritë edhe më shumë mundësinë që ato të arrestohen.

Ndërsa, në raport bën të ditur edhe se numri i grave që janë përfshirë në aktivitete kriminale përgjatë viteve është rritur, por, ende qëndron në një shifër më të ulët se sa burrat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme