Vrasësi i ambasadorit rus ishte shkarkuar nga policia turke pas tentim-puçit

Vrasësi i ambasadorit rus në Turqi i identifikuar si Mevlut Mert Altintas, ish-pjesëtar i policisë turke, ishte shkarkuar gjatë hetimeve lidhur me tentim puqin ushtarak që u zhvillua më 15 korrik, raporton agjencia ruse Tass.

Sipas Haberturk, 22-vjeçari Altintas ka qenë pjesëtar i organizatës së Fetullah Gulenit, të cilin autoritet turke e akuzojnë për tentim puqin.

Ambasadori rus Andrey Karlov humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, gjatë një fjalimi që po mbante në një ekspozitë të mbajtur në Ankara.

Vrasësin e kanë vrarë organet e sigurisë në vendin ku ishte organizuar ekspozita, ku në trupin e tij është gjetur dokumentacioni i policisë.

Mediat raportojnë se sulmuesi kishte bërtitur “Allah Akbar” dhe “Mos e harroni Aleppon! Mos e harroni Sirinë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme