Vrasësi po rrinte në Belgjikë me dokumente false, thonë familjarët e Ermal Kamberajt

Një vit pas qëndrimit të tij në arrati autoritetet belge kanë arrestuar në Bruksel të dyshuarin për vrasjen e 24-vjeçarit nga Mitrovica Ermal Kamberajt.  Policia e Kosovës ka konfirmuar ndalimin e të dyshuarit nga autoritetet belge.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka pohuar se ai është ndaluar si rezultat i bashkëpunimit të Policisë së Kosovës me atë të Belgjikës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

“Falë bashkëpunimit të Policisë së Kosovës me atë të Belgjikës dhe shkëmbimit të informacioneve, sot (e martë) është arrestuar në Belgjikë një shtetas i Kosovës me inicialet S.B., i kërkuar për ‘Vrasje’”, është shprehur Krasniqi.

Për procedurat tjera që ndërlidhen me ekstradimin e tij, sipas Bajramit do të merren organet kompetente. “Ai ende gjendet në Belgjikë dhe me çështjen e ekstradimit të tij merret Ministria e Drejtësisë”, ka thënë ai.

Ndërkohë gazeta “Zëri” ka kontaktuar familjen e Ermal Kamberajt, i cili ishte qëlluar me disa plumba në vendin e tij të punës në Mitrovicë.

Vëllai i Ermalit, Shpëtim Kamberaj, i ka thënë gazetës “Zëri” se pret që i ndaluari të ekstradohet sa më shpejt në mënyrë që të ballafaqohet me drejtësinë.

Kamberaj thotë se i dyshuarit është Arton Bajrami, mirëpo inicialet që ka dhënë Policia janë të dhëna që i dyshuari i ka pasur nga dokumentacionet false.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme