Vrasja aksidentale në Suharekë: Gjykata i shqipton një muaj paraburgim xhaxhait

Të shtunën e javës që lamë pas, Naim Sopaj, nga fshati Mushtisht i Suharekës, qëlloi aksidentalisht me armë zjarri nipin e tij 14 vjeçar, Edin, duke i shkaktuar kështu vdekjen. Për këtë punë, Gjykatën Themelore në Suharekë, dy ditë pas tragjedisë, ia ka caktuar masën e sigurisë prej një muaji paraburgim

Xhaxhait të viktimës i është dhënë një muaj paraburgim. Lajmin e ka bërë të ditur për Express, gjyqtari Robert Tunaj .

“Ndihet i fajshëm, pranon fajësinë. Megjithatë ligji funksionon. Ai deri më 14 maj do të qëndrojë në paraburgim”, ka thënë Tunaj për Express.

Të shtunën e kaluar, një 14-vjeçar është vrarë aksidentalisht nga xhaxhai i tij. I mituri ishte vrarë gjatë një ahengu familjar, kur xhaxhai i tij kishte shtënë me armë duke plagosur edhe veten. E pavarësisht tragjedisë, kjo nuk ka ndikuar në prishjen e raporteve të familjes Sopaj nga Mushtishti.

Motra e të ndjerit, ka shkruar fjalë prekëse për xhaxhanë e saj, i cili vrau nipin.

“Xhaxhi pa marr parasysh se çka flasin njerëzit ti për ne je njeriu me i dashur muj me than qe edhe e zavendson vendin e prindit gjithçka ndodhi pa dëshirën tende ti si askush tjetër ja plotësove çdo dëshirë qe kishte Edi. Te dojm shumm Xhaxhi”, ka shkruar ajo.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme