Vrasja e 9-vjeçarit, Policia e Prokuroria: Do të rishikohen rrethanat e kësaj tragjedie të hatashme

Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit përmes një komunikate të përbashkët kanë reaguar përsëri për vrasjen e 9-vjeçarit në Fushë Kosovë.

Në këtë komunikatë theksohet bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve për zbardhjen e plotë të rasit dhe rishikimin e procedurave e veprimeve, shkruan lajmi.net.

“Më 17 korrik, një djalosh i vogël nëntë vjeç u vra në Fushë Kosovë. Vendi ynë, institucionet e drejtësisë dhe qytetarët janë të tronditur nga humbja tragjike e djaloshit të ri. Me zemër dhe shpirt ndajmë dhembjen me familjen dhe miqtë”, thuhet në njoftim.

“Vrasësi i dyshuar është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim. Policia e Kosovës dhe Kryeprokurori i Shtetit i Republikës së Kosovës,  po punojnë së bashku në rishikimin e plotë të procedurave, veprimeve dhe rrethanave të kësaj tragjedie të hatashme”, thekson tutje komunikata.

Prokuroria dhe Policia theksojnë se do të punojnë me zell për të trajtuar mangësitë e identifikuara dhe për të zhvilluar protokolle më të mira, të cilat do të mbrojnë më mirë qytetarët, veçanërisht ata që janë më të cenueshëm në shoqërinë tonë.

“I shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes në këto momente të rënda”, përfundon komunikata.

Ndërkaq, edhe Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet për neglizhencë të mundshme të  zyrtarëve policor lidhur me këtë rast.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme