Vrasja që tronditi Shkodrën, në kërkim dhe vëllai i autorit. Ja pse

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim një tjetër person, si të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Gledis Kraja mbrëmjen e të hënës.

Burimet thanë se në kërkim policor është Stjuart Smakaj, vëllai i autorit të dyshuar të krimit, Sebastjan Smakajt.

Stjuart Smakaj është i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e 23-vjeçarit.

Viktima fillimisht mbeti i plagosur dhe ndërroi jetë në spitalin rajonal të Shkodrës për shkak të plagëve të marra.

Sipas Policisë, ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen “Daniel Matlija”, pranë një marketi dhe dyshohet se arma e përdorur është kallashnikov. Policia ka shkuar në vendngjarje, ku kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Viktima Gledis Kraja ishte i regjistruar në faqen zyrtare të FSHF-së, ndërsa vendlindja e tij është Lezha. Ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë, por Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, që sipas burimeve është shtetasi Sebastjan Smakaj, edhe ky sportist. Sipas të njëjtave burime, Smakaj ishte shpallur kampion i “Taekwondo” për peshën 80 kg në vitin 2015, si pjesë e klubit “Vllaznia Taekwondo”.

NGJARJA

Rreth orës 21:55, Policia e Shkodrës është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen “Daniel Matlija”. Burimet thanë se i riu Gledis Kraja mbeti fillimisht i plagosur me armë zjarri dhe më pas ndërroi jetë në spital.

Forcat e Rendit kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat, identifikuar dhe kapur autorin. Kraja po udhëtonte me një veturë në lagjen “Perash” të Shkodrës, kur u qëllua nga mjeti tjetër.

Autori i dyshuar, që sipas Policisë është Sebastjan Smakaj, vëllai i të cilit ishte shok me viktimën, i ka drejtuar automatikun dhe ka filluar të qëllojë. Dallohet qartë se plumbat kanë tejshpuar xhamat e automjetit, i cili duket se ishte në pronësi të një firme private, pasi lexonte “Dizinfektim- Dezinsektim- Deratizim”.

Pikërisht në këtë automjet Kraja mbeti i plagosur, teksa ndërroi jetë prej plagëve të marra në Spitalin Rajonal të Shkodrës. “Rreth orës 21:55, në lagjen ‘Daniel Matlija’, pranë një marketi, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi G.K., 23 vjeç, banues në lagjen ‘Perash’, Shkodër, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Forcat e Policisë të DVP Shkodër dhe të FNSH-së kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli për kapjen e autorit”, tha zyrtarisht Policia.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme