Vrasje e rëndë në Dubravë

Një i ri është gjetur pa shenja jete dy ditë më parë në fshatin Dubravë të komunës së Istogut.

Lajmin e ka bërë të ditur për Koha.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për “vrasje të rëndë”.

Sipas Rugovës, më 14 shtator, policia ka marrë informatën për një trup të gjetur në rrugë dhe me të shkuar në vendin e ngjarjes, është konstatuar vdekja nga ekipet mjekësore.

Ai ka thënë se një ditë më pas është bërë identifikimi i trupit të viktimës. Viktima është A.D., i lindur më 1989.

Policia e Kosovës ka thënë se po vazhdon me hetimet, ndërsa deri tash s’ka të arrestuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme