Vrau ish gruan gjyqtare, dënohet me burgim të përjetshëm Fadil Kasemi

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me burgim të përjetshëm për Fadil Kasemin. Ai vrau ish-gruan e tij Fildez Hafizi, në gusht të 2017-së. Fadil Kasemi nuk i ka shpëtuar burgimit të përjetshëm, pavarsisht kërkesave të tij për gjykim të shkurtuar dhe pendesës.

Më 31 gusht të 2017-së Fadil Kasemi qëlloi tre herë me pistoletë gjyqtarjen Fildez Hafizi, teksa ajo po dilte nga një qendër estetike në rrugën “Hoxha Tahsim”. Hetimi gjyqësor ndaj Kasemit përfundoi pas 24 seancash, ku nuk munguan mbi 20 dëshmi nga efektivët e policisë që e prangosën, personi që u kërcënua me armë për ta larguar nga vendi i krimit e deri tek fëmijët e  çiftit.

Gjatë deklarimeve në praninë e psikologëve fëmijët e Fadil Kasemit refuzuan përballjen me të duke kërkuar që ai të largohej nga salla. Gjatë gjykimi Fadil Kasemi kërkoi që të aplikohej gjykimi i shkurtuar por kjo kërkesë u rrëzua pasi me ndryshimet në kodin e ri penal për krimet në familje nuk pranohet gjykimi shkurtuar.

Kasemi ka shpjeguar në dëshminë e tij se me ish-gruan ka pasur marrëdhënie shumë të mira, deri në momentin kur ajo ka fituar studimet për në shkollën e magjistraturës. i pandehuri i këtij procesi gjyqësor, ka pohuar se motivi i këtij krimi të rëndë ka qënë pikërisht mosmirënjohja nga ana e gruas dhe devijimi i sjelljes së saj në marrëdhënin bashkëshortore.

Vendimi për këtë dosje pritet të jepet në Janar 2019 ndërsa procesi do të rinisë më 8 Janar aty ku avokati i Fadil Kasemit dhe vetë ai si autor i krimit që ka pranuar do të bëjnë mbrojtjen. Kasemi u vu në akuzë për vrasjen për shkak të marrëdhënie familjare, armëmbajtje pa leje si dhe pengmarrjen e shoferit Klodian Tafa.

Vrasja e gjyqtares zbuloi edhe disa skandale të drejtësisë. Në 2015 Kasemi tentoi ta vriste ish-bashkëshorten në Durrës, por e ndaluan fëmijët. Gjykata në atë kohë e dënoi vetëm për armëmbajtje pa leje dhe plagosje të lehtë, por jo për tentativë vrasje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme