Vritet kreu i njësisë administrative në Selenicë

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kot të Selenicës. Burimet për BalkanWeb bëjnë me dije se viktima është 63-vjeçari Fatmir Hodo.

Mësohet se Hodo është kreu i njësisë administrative në këtë fshat. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ende nuk ka asnjë të shoqëruar lidhur me vrasjen.

Lini Një Koment