Vritet me armë zjarri një 44 vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së martës në Lushnje.

Një 44 vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Shegas.

Policia bën të ditur se viktima është identifikuar si shtetasi Qemal Alla, ish-kryeplak i këtij fshati.

Mësohet se 44 vjeçari është qëlluar me armë pranë banesës së tij, ndërsa rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta, shkruan Top Channel.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme