Vritet xhihadisti Ridvan Haqifi

Xhihadisti nga Gjilani, komandant i shqiptarëve në organizatën terroriste ISIS, Ridvan Haqifi, është vrarë.

Lajmin për vdekjen e Ridvan Haqifit i njohur si xhihadisti Abu Muqatil Al Kosovi, e kanë konfirmuar për RTK edhe familja e tij nga Gjilani, por se nuk kanë pranuar të deklarohen.

Ridvan Haqifi nga korriku i 2014 kishte zëvendësuar Lavdrim Muhaxherin si komandant i shqiptarëve në organizatën terroriste ISIS.

Haqifi në qershor të 2015 kishte paralajmëruan Ballkanin për luftë në emër të hakmarrjes “ndaj atyre që kanë poshtëruar myslimanët” në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Bosnje, e vende tjera.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme