Vucic: Dikush po e njofton Prishtinën për njohuritë tona për vrasjen e Oliver Ivanovicit

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka thënë sot se hetimet e Serbisë mbi vrasjen e liderit të iniciativës qytetare PSD Oliver Ivanovic janë shumë të ngadalshme, por po avancojnë, dhe se është e qartë se dikush po e njofton Prishtinën, pradaj ‘paniku ndër shqiptarët është edhe më i madh’, transmeton Gazeta Metro.


Vucic iu ka thënë gazetarëve në fshaton Roglevo se është i gatshëm të qëndrojë para ‘çfarëdo organi hetues’ të Serbisë dhe se i duket i tmerrshëm tregimi i pushtetit të Prishtinës se është i përzier në këtë vrasje.

“Nuk kanë dëshmi, e dinë ata se kush nuk e ka bërë, nëse edhe nuk e dinë deri në fund se kush ka marrë pjesë në këtë (vrasjen e Ivanovicit)”, ka thënë Vucic dhe ka shtuar se në periudhën e ardhshmë do të mund ta trhotë edhe emrin e kryerësit.

“Që tash kemi dyshime të caktuara, vetëm po kërkojmë disa konfirmime. Kemi shumë njohuri të marra në një mënyrë të çuditshme, me rrugë të tërthortë sepse nuk kemi pasur të drejtë të shikojmë vendin e ngjarjes, prokurori i tyre nga Prishtina kja treguar një lloj profesionalizmi në raport me disa të cilët kanë menduar se do të frikohem”, ka thënë ai sipas “Danas”-it.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme