Vuçiq: Ata që tregojnë muskujt, të mendojnë për çmimin që duhet paguar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar ndaj deklarimeve të homologut të tij kosovar Hashim Thaçi, duke thënë se ata që mendojnë të tregojnë muskujt duhet të mendojnë për çmimin që duhet të paguajmë.

Dje presidenti Thaçi në një intervistë tha se më me dëshirë do të dialogonte me një dreq, sesa me Aleksandar Vuçiqin.

Pak para takimit të radhës të dialogut në Bruksel, kreu i shtetit serb ka komentuar deklaratën e presidentit Thaçi.

“Është interesante se për Sulejman Ugljanin dhe mbështetësit e tij, unë jam homoseksual dhe fashist, për kroatët jam terrorist, së bashku me Aleksandro Karagjorgjeviq, për Thaçin jam djall. Për një pjesë të mirë të popullit në Serbi unë jam një tradhtar, sepse unë duhet të jem edhe djall edhe terrorist në kub që të mos jem tradhtar “, vuri në dukje Vuçiq.

Ai tha se ne duam kohë pas kohe të tregojmë muskujt dhe duke harruar sa i përket çmimit që duhet të paguajmë.

“Unë nuk dua të dorëzohem për vlerësime personale, edhe nëse nuk është aspak e këndshme për të biseduar me Thaçin, apo ndonjërin prej tyre. Por, siç e kam thënë në disa raste, është më mirë të negociosh për 100 vjet se sa të luftosh një ditë”, tha Vuçiq, duke shtuar se njerëzit që tregojnë muskujt duhet të njohin të gjitha të dhënat.

Ndryshe, takimi i nivelit më të lartë midis Beogradit dhe Prishtinës do të mbahet sonte në Bruksel, me ndërmjetësimin e kreut të diplomacisë evropiane Federica Mogherini.

“Vuçiq dhe Thaçi pritet të konfirmojnë gatishmërinë e tyre në takim për të intensifikuar përpjekjet për të arritur një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve, gjë që është thelbësore për rrugën e tyre evropiane”, thuhet në deklaratë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme