Vuçiq flet për referendum si opsion për Kosovën

Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se një nga opsionet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është edhe referendumi.
Ai ka thënë kështu duke u përgjigjur në konstatimin se “po krijohet përshtypja se dikush diçka po fsheh rreth Kosovës”.

“Çfarë të fshihet? Pse a s’e dinë ata se me ç’marrëzi u sollëm në vitin 2008 kur ata shpallën pavarësinë? Ç’kemi për të fshehur? Po luftojmë për Serbinë. Kur të kemi diçka, do të dalim para popullit e njëra nga mënyrat është edhe referendumi, nëse doni ta ndryshoni Kushtetutën”, citon FoNet të ketë thënë ai.

 

Lini Një Koment