Vuçiq: Haradinaj do të lirohet nga Haga, e do të kthehet si hero

Serbisë iu desh pak kohë të reagojë ndaj dorëheqjes së Ramush Haradinajt. Por, sipas presidentit të vendit, Aleksandar Vuçiq, dorëheqja e Ramush Haradinajt është një mashtrim politik dhe, rrjedhimisht, nuk ka arsye për eufori.

Sipas Vuçiqit, ish-kryeministrit kosovar, Haradinaj, dorëheqja do t’i hyjë në punë për të fituar edhe më shumë popullaritet, raporton KTV.

“Parashikimi ynë është që Haradinaj do të shkojë në Hagë dhe do të lirohet menjëherë pas 48 orësh. Do të kthehet si hero i madh i popullit shqiptar në Kosovë, popullariteti do t’i dyfishohet, kundërshtarët e tij do të bien. Me këtë ai do të sigurojë fitore të bindshme në zgjedhje sepse, siç po shihet, qëllimi është të bëhet shumica pa Listën Serbe”, tha Vuçiqi.

Vuçiqi madje u ankua se tani në radhë është presioni ndaj Serbisë, e që për qëllim mund ta ketë njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës.

“Pas të gjitha këtyre do të kemi presion shtesë, sepse ata që krijuan Kosovën e pavarur, respektivisht Perëndimi, do ta ndiejnë nevojën që presionin të kthejë kah Beogradi, duke u arsyetuar se kërkojnë nga Prishtina ta heqë taksën, e më pas do të arsyetohen se si liderët kosovarë i çuan në Hagë. Pse shkojnë ata në Hagë e kthehen, s’ka kurrfarë rëndësie. Esenca është se do ta shtojnë presionin ndaj Serbisë, me ç’rast do të thonë se tani Serbia duhet të lëshojë pe. Me këtë do të ballafaqohemi”, u shpreh më tej ai.

Gjatë një fjalimi që pati, Vuçiqi përsëriti që Serbia do të insistojë në heqjen e taksës e qysh në gusht do të kërkojë bashkimin ekonomik të shteteve të Ballkanit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme