Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se nuk do të ishte raliste që Serbia ta ndryshojë opinionin e saj për Amerikën, për të cilën pavarësia e Kosovës është çështje e mbyllur.
Pasi ka marrë pjesë në hapjen e një fabrike në Kragujevc, Vuçiq ka thënë se ai gjithmonë ka deklaruar se ‘shqiptarët nuk bëjnë asgjë pot ë mos e kenë mbështetjen e Amerikës’, shkruajnë mediat serbe, përkthen Periskopi.
Këto komente, Vuçiq i ka bërë kur është pyetur nga gazetarët për qëndrimin që ka dhënë ambasadori i ri amerikan në Kosovë, i cili ka deklaruar për ushtrinë se ‘është gjë e natyrshme të ndodhë’.
“Duhet ta themi hapur këtë, ata kanë më shumë aleatë nëpër Evropë se sa ne, dhe kjo është arsyeja pse ne i jemi kthyer fabrikave dhe të ardhmes tonë, që të mendojmë se si ta fitojmë betejën. Kështu që ne do të jemi të gatshëm të mbrohemi nga një luftë e Amerikës…por mos ta provojmë, nuk do të kishim sukses”, ka thënë Vuçiq.
Duke komentuar qëndrimet e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj se Amerika do të ishte në anën e Kosovës në rast të një lufte të re me Kosovën, Haradinaj ka thënë se kjo është e vërtetë.
“Ka një kohë të gjatë që kur Shtetet e Bashkuara kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe për ta është një storie e përfunduar. Nuk është realiste tash të fillojmë të ndryshojmë opinionin që Serbia ka ndaj Amerikës, dhe meqenëse jemi kaq të dobët, duhet të mbrohemi”, ka thënë ai.