Vuçiq kërkon kthimin e 204 mijë serbëve në Kosovë

Kryeministri i Serbisë, Aleksadar Vuçiq, gjatë një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka deklaruar që shteti i tij refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës, dhe është i vendosur në gjetjen e një zgjidhje politike përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ai ka deklaruar se Kosova po përballet me problemin luftërave të huaja, përcjell transmetuesi publik. Ai ka shtuar se krahasuar me popullatën Kosova ka më së shumti ushtarë në radhët e të ashtuquajturit Shteti Islamik dhe Levant.

Vuçiq gjatë fjalimit kërkoi kthimin e personave të zhvendosur gjatë luftës duke theksuar që janë rreth 204,000 persona të zhvendosur nëpër Serbi.

Lidhur dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës cilësoi si të nevojshëm për të mbajtur stabilitetin në rajon dhe për të rregulluar marrëdhëniet në mes të këtyre dy shteteve.