Vuçiq: Me shqiptarët do të jetojmë edhe 1000 vjet, s’duam luftë

“Me shqiptarët e Kosovës do të jetojmë edhe 1000 vjetët e ardhshme dhe për këtë duhet të bashkëpunojmë në të mirë të të dyja palëve, që të gjejmë mundësitë me të mira politike, por duke mos i dëmtuar interesat kombëtare të asnjërit”, ka thënë sot kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Ne duhet të gjejmë zgjidhje për çështje të caktuara. Edhe pse e di që kjo është shumë jo popullore edhe në Serbi, ne duhet ta dimë si të jetojmë, nëse jo njëri me tjetrin, atëherë njëri pran tjetrit. Dhe që kështu të jetojmë në një mijë vitet e ardhshme”, ka deklaruar Vuçiq gjatë një konferencë për media në Bruksel, transmeton lajmi.net.

“Ai i cili mendon se duhet të luftojmë sërish dhe të futemi në përleshje nuk mendoj se është shumë i mençur dhe se ia do të mirën vendin tonë”, ka theksuar ai.

Lini Një Koment

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Email Adresa juaj nuk do të publikohet. Gjithëashtu te dhenat tjera nuk do të shpërndahen me persona të tret. Fushat e obliguara janë të Shenjosura *