Vuçiq për vrasjen e gjashtë të rinjve në “Panda”: Do të befasoheni kush e ka bërë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për vrasjen e disa serbëve, para 20 vjetëve.

Në Pejë, më 4 dhjetor të vitit 1998, janë vrarë gjashtë serbë të rinj.

Bëhet fjalë për nxënësit Ivan Obradovic, Zoran Stanojevic, Svetislav Ristic, Dragan Trifunovic, Vukosav Gvozdenovic.

Këta ishin vrarë në kafenenë ”Panda” nga dy njerëz të maskuar.

Tani presidenti serb e ka kthyer vëmendjen te ky rast i para 20 viteve, duke thënë se nuk do ta fshehin të vërtetën dhe se do të befasohen shumë njerëz.

“Kam informata dhe dijeni, por organet tona kompetente po i kërkojnë provat e plota në mënyrë që të zbardhet ky krim i tmerrshëm. Sa i përket Serbisë dhe mua personalisht, prindërit e viktimave mund të jenë absolutisht të bindur se nuk do ta fshehim të vërtetën, pa marrë parasysh se kush ka marrë pjesë në këtë krim të rënd dhe të tmerrshëm, dhe se, supozoj, do të befasohen shumë njerëz”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për TV Prva.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme