Aleksandar Vuçiq është takuar me ambasadorin e Gjermanisë në Beograd, Thomas Schieb.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar me ambasadorin e Gjermanisë në Beograd, Thomas Schieb ku mes tjerash është diskutuar edhe për çështjen e Kosovës.
Presidenti serb i është falënderuar për investimet gjermane në Serbi si dhe shprehu kënaqësinë e tij pas takimit me kancelaren Angela Merkel në takimin e fundit në Davos, shkruan “Tanjug”, transmeton lajmi.net.
Ambasadori Schieb ka thënë se Gjermania fuqishëm mbështet trendin e investimeve në rritje.
Vuçiq e njoftoi Schiebin për pasojat e taksës ndaj mallrave serbe si dhe pasojat e tjera në lidhje me stabilitetin në rajon.
Ai po ashtu përsëriti gatishmërinë e Serbisë për vazhdimin e dialogut pasi Prishtina të vendos për heqjen e taksës.
Schieb ka theksuar se Gjermania mbështet fuqishëm vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës dhe ka shfaqur shpresën se së shpejti do të krijohen kushtet për vazhdimin e tij, përcjell lajmi.net.
Vuçiq e falënderoi Gjermaninë për mbështetjen në rrugëtimin e Serbisë drejt Bashkimit Evropian. /Lajmi.net/