Vuçiq: Të arrijmë marrëveshje me Kosovën dhe t’i zgjidhim problemet përgjithmonë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar se komentet që ka shkaktuar vizita e tij në Kosovë janë “pamfletizëm” dhe se për Serbinë do të ishte mirë që serbët dhe shqiptarët të arrijnë marrëveshje dhe të zgjidhin problemet e tyre përgjithmonë.

Ai në një tekst autorial për gazetën serbe ‘Blic’ shkruan se politika e tij është e orientuar kundër “miteve” që vijnë nga e majta, e djathta ose nga rajoni, siç janë ato se “Serbia për rajonin gjithmonë është fajtore dhe se dëshiron të zgjerohet në kurriz të tjerëve”.

“Ajo që unë në mënyrë të qartë e kam thënë është se kam kërkuar të ‘pushtojmë’ me  lap-top, me dije, libër e laps dhe jo vetëm në Ballkanin, por edhe të ardhmen, por kjo në qetësi është heshtur. Pikërisht ashtu siç një pjesë e opinionit në Serbi kaloi mbi faktin se gjatë vizitës në Kosovë, qartë është bërë një dikontinuitet me politikën e Millosheviqit”, ka shkruar Vuçiq.

Vuçiq vlerësoi se kjo nuk përshtatet në atë që mendon një pjese e Serbisë, që bazohet në supozimin se ai ishte i keq dhe është për luftë, por shtoi se “komentuesit që shkruajnë pamflete” i kapërcejnë pjesët që nuk iu përshtaten atyre.

Presidenti serb thotë se ajo që ka filluar një kohë e re, një epokë e re për gjithë Ballkanin edhe për Serbinë, i heq komplotet e tyre dhe se është koha ku të gjithë do të mund të marrin diçka të mirë, të ketë përfitim.

“Pikërisht për këtë arsye, ilaçi më i mirë për Serbinë do të ishte që serbët dhe shqiptarët, kurdo qoftë, të arrijnë një marrëveshje dhe të zgjidhin problemet e tyre përgjithmonë”, ka shkruar Vuçiq.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme