Vuçiqi kërkon që Serbisë t’i garantohet anëtarësimi në BE në çfarëdo marrëveshje me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka kërkuar që Serbisë t’i garantohet anëtarësimi në Bashkimin Evoprian më 2025 si pjesë e marrëveshjes me fqinjin, Kosovën, që do të hapte rrugën për të dyja vendet që t’i bashkohen bllokut, shkruan Reuters.

Serbia dhe ish-provinca e saj Kosova kanë filluar një dialog, që monitorohet nga BE-ja, për të përmirësuar marrëdhëniet dhe të zgjidhin problemet e mëdha, por pak është bërë deri më tani, transmeton Koha.net.

“Nëse ndonjëherë arrijmë marrëveshje (me Prishtinën), Serbisë duhet t’i garantohet se do të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2025”, ka deklaruar Vuçiq.

Lini Një Koment