Vuk Jeremiq kandidat serioz për ta zëvendësuar Ban Ki-moonin

Në një sondazh votimi dje, ish ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, u rendit si kandidati i dytë më serioz për ta zëvendësuar Ban Ki-moonin në krye të OKB-së.

Më herët, Jeremiq ishte renditur i katërti, por me votat e fundit, 8 në favor, 4 kundër dhe 3 abstenime, ai u ngjit për dy vende më lartë, sipas Huffingtonpsot, transmeton Express.

Jeremiq ka qenë edhe president i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Megjithatë, vihet në pikëpyetje nëse vendet e Perëndimit do ta përkrahin kandidaturën e Jeremiqit.
Ndërkohë, kandidati më serioz mbetet ish kryeministri i Portugalisë, Antonio Guterres, i cili prin në sondazhe.

E treta është renditur ish ministrja e Jashtme e Argjentinës, Susana Malcorra, e cila thuhet të jetë kandidate favorite e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo ka qenë shefe e personelit të Ban Ki-moonit deri së fundmi. Ajo mori 8 vota në favor, 6 kundër dhe 1 abstenim./Gazeta Express/

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë