Vulin: Edhe Qiproja kundër Ushtrisë së Kosovës

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin dhe komandanti i Gardës Nacionale të Qipros, Gjeneral-Lejtnant Ilias Leontaris kanë deklaruar në Beograd se për ta, formimi i Ushtrisë së Kosovës është i papranueshëm.

Vulin gjatë takimit ka thënë se marrëdhëniet politike mes Serbisë dhe Qipros janë të mira dhe miqësore, transmeton Koha.net.

Ministri serb ka falënderuar Qipron për mos-njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe ka thënë se Serbia mbështet zgjidhjen e çështjes qipriote në pajtim me vendimet e Kombeve të Bashkuara.

Lini Një Koment