Vullin: Ushtria e Kosovës, kërcënimi më i madh për sigurinë në Ballkan

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vullin, tha se bashkëpunimi i ushtrisë së Serbisë me NATO-n, nën Programin e Partneritetit për Paqe, është në një “nivel optimal” të marrëdhënieve reciproke.

Në një takim në Beograd me komandantin suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, Tod Wolters, Vullini tha se “kërcënimi më i madh për sigurinë në Ballkan është formimi i ushtrisë së Kosovës” dhe “përpjekjet për formimin e Shqipërisë së madhe”, thuhet në komunikatën e Ministrisë serbe të Mbrojtjes, që e transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

“Për Serbinë, KFOR-i [mision paqeruajtës i NATO-s] është i vetmi formacion i ligjshëm i armatosur në Kosovë dhe popullata serbe e sheh atë si garantuesin e vetëm të sigurisë. Andaj, për Serbinë është shumë shqetësuese kur zvogëlohet kapaciteti ose roli i KFOR-it”, tha Vullini.

Wolters vlerësoi, siç thuhet në komunikatë, kontributin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura të Serbisë në operacionet shumëkombëshe, nën mandatin e Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara.

Ndërkaq, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me komandantin suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, Tod Wolters, ka thënë se KFOR-i është garantues i sigurisë së popullit serb në Kosovë, duke shtuar se komunikimi i mirë mes ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it është i rëndësishëm për, siç tha ai, “të parandaluar çdo situatë krize në Kosovë dhe Metohi”.

Kuvendi i Kosovës, në dhjetor të vitit të kaluar, ka miratuar ligjet, me të cilat mundësohet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme