VV: Gecaj po tenton të kopjojë Mustafën edhe në shkrimin e statuseve seksiste

Pak orë më parë zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj përmes një statusi në Facebook ka ironizuar me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje Donika Kadaj-Bujupi, i cili ka thënë se ajo do të mbahet mend në histori si “qura”.

Ndërsa përmes një reagimi të Lëvizjes Vetëvendosje është theksuar se Bajram Gecaj është një ndër njeriu më servile dhe jokredibil në Kosovë.

Sipas VV, Gecaj është pasqyra më e mirë e kësaj qeverie dhe se sa më shumë dërdëfill Bajrami, aq më i afërt është fundi i kësaj qeverie, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi plotë:

Njeriu më servil dhe jokredibil në Kosovë paska komentu për njërën prej deputeteve më konsistente dhe aktive të Republikës.

Bajram Gecaj është pasqyra më e mirë e kësaj qeverie. E folura e tij është çdo herë manifestim i gjendjes së rëndë dhe dëshpëruese të qeverisë. Sa më shumë dërdëllit Bajrami, aq më i afërt fundi i kësaj qeverie.

Tentimi i tij për me e kopju Isa Mustafën edhe në mënyrën e të shkruarit të statuseve seksiste përshtatet shumë me karakterin servil të këtij personi.