VV: Pushteti në Kosovë i kapur nga mafia në interes të Hashimit e Veselit

Pas përgjimeve të djeshme të deputetit nga radhët e PDK-së, Adem Grabovci, Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një konferencë për media, në të cilën Glauk Konjufca tha se dje populli ishte dëshmitar i përgjimeve tronditëse, të cilat tregojnë për kapjen e shtetit nga mafia në Kosovë.

“Grabovci organizohet me Veselin e Thaçin dhe punëson militantët e vet në të gjitha agjencitë dhe këto agjenci në vend se të punojnë për interesin e shtetit ato vihen në interes të Hashimit e Veselit”, tha Konjufca, transmeton KP.

“Kjo skemë e kriminalizuar e Kosovës nuk është e rastësishme e me këto veprime po na sjellin pasoja”, tha më tej Konjufca.

Ata kanë thënë se pushtetarët e kriminalizuar, siç i quajtën, nuk do të largohen, por sipas tyre, populli mund t’i rrëzojë.

Ndërsa se a është thirrje për protestë, deputetja Albulena Haxhiu tha se për më shumë detaje do të njoftohen me kohë.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë