Walker: Politikanët kosovarë kanë zbehur marrëdhëniet me SHBA’të, nuk janë më të forta

William Walker, njeriu i cili i rrëfeu botës për njërën nga masakrat më të përgjakshme në Kosovë, “masakrën e Reçakut”, ka thënë sot se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë zbehur dhe nuk janë më të forta si më parë.


Walker tha se ndjehet keq nga qasja e politikanve kosovarë në qasjen ndaj Amerikës, sipas tij marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA’së janë zbehur dhe nuk janë më si më parë.

“Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të forta. 20 vjet më parë secili në Amerikë dinte diçka për Kosovën dhe secili këtu e donte Amerikën. Për të dyja anët kjo është zbehur. Për të dyja anët kjo është zbehur paksa dhe mendoj qe shteti im (Amerika) nuk po bënë gjithë atë që mundet për të ndihmuar Kosovën, miqtë tanë në Kosovë. Marrëdhënia është e mirë, nuk ka probleme të mëdha përveç harresës. Duhet të shpresojmë që të përmirësohet siç duhet. Jam paksa i zhgënjyer, por do të bëhet mirë”, thotë Walker.”, ka thënë Walker.

Walker thotë se do të punojë që të rindezët interesi i Amerikës për Kosovën, pasi ata ishin shumë të përfshirë në krijimin e shtetit dhe arritjen e pavarësisë për kosovarët.

“Duhet të punoni edhe në atë dhe unë duhet të punoj gjithashtu. Shtetet e Bashkuara kanë shumë probleme tjera. Kosova ka kaluar disi në prapavijë. Duhet të rindezim interesin e Amerikës për këtë shtet. Amerika ishte shumë e përfshirë në krijimin e Kosovës, Amerika duhet të jetë shumë e interesuar për të ardhmen e Kosovës, për të mos harruar atë ëndrrën kosovareve për të cilën fola”, deklaron Walker për Kosova Press.

Walker ka porositur që të provohet nga institucionet që mos të lejohen që rinia të largohet nga Kosova, të shkojnë në Gjermani, Francë, SHBA, Britani e Madhe.

Sipas tij rinia kosovare duhet të punojë këtu dhe t’i kontribuoj vendit sa më shumë, ata duhet të jenë optimistë.

“Mesazhi im për Kosovën është ta mbajë ritmin. Bëni atë që mendoni që është më e mira për Kosovë. Provoni të mbani rininë të cilën e edukoni këtu. Mos i leni të shkojnë në Gjermani, në Francë. Për tu dukur edhe më mirë, Kosova ka nevojë për punën e të gjithëve për të arritur atë. Nuk më pëlqen të dëgjoj si kosovarët ikin në Gjermani, Britani të Madhe e SHBA. Mesazhi im është: rrini këtu, punoni për Kosovën. Çdo herë po bëhet më mirë dhe të gjithë duhet të jemi optimistë”, tha ai.

Në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, FSK ka parakaluar në sheshin e kryeqytetit, për herë të parë si Ushtri e Kosovës. William Walker thotë se 20 vjet më parë kur ka njohur Kosovën, asnjëherë nuk ka besuar se një gjë e tillë do të mund të ndodh.

“Kur e njoha Kosovën 20 vjet më parë ose po ta njihja Kosovën 11 vjet më parë, kurrë nuk do të besoja se do të shihja Ushtrinë e Kosovës duke bërë paradë në bulevardin “Nënë Tereza”. Nëse kjo ndodhi atëherë çdo gjë është e mundur. Më vjen mirë që njerëzit këtu po mendojnë për kulturën, arsimin, sportin…Ushtria nuk është shumë e madhe. Ishte kënaqësi të shihja ushtare femra. Jo të gjitha njësitë kanë femra por në tre ose katër grupe pashë femra. Kjo është një gjë shumë e mirë. Isha këtu një vit më parë dhe kam parë policinë dhe të tjerët duke marshuar, por kjo është ushtri dhe është shumë mirë. Çdo shtet duhet të ketë ushtri….I vetmi mesazh është: vazhdoni kështu, keni besim dhe bëni atë që mendoni se duhet bërë si kosovarë”, përfundon ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme