Washington Post: Pse Rusia po ka sukses në Lindjen e Mesme

David Ignatius shkruan në Washington Post se Rusia meriton sukses në Lindjen e Mesme, pasi “ka përdorur një ndërthurje të forcës ushtarake dhe diplomacisë, dy mjete me të cilat SHBA ka mbizotëruar rajonin për dekada të tëra”.

Autori i artikullit beson se Putini ka pasur sukses sepse ai ka përdorur forcën në dispozicion në mënyrë efektive, dhe thekson se presidenti rus ka ushtruar ndikim në Siri, pasi ka arritur të ruajë marrëdhënie të mira me aktorë të ndryshëm, si Iranin, Turqinë, por dhe separatistët kurdë. Kjo është pikërisht arsyeja pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë një partner i domosdoshëm në të kaluarën. Për shembull, Shtetet e Bashkuara ishin një aleat dhe mik i Izraelit, por ruanin marrëdhëniet me lëvizjet e rezistencës palestineze, ndërsa me organizatat që ata nuk mund të flisnin për të arritur drejtpërdrejt ndonjë marrëveshje, përdornin ndërmjetës.

Ignatius beson se varësia e Amerikës nga vendosja e sanksioneve ekonomike ndaj shteteve me të cilat ajo ka disa mosmarrëveshje, ka pasur një ndikim negativ për Shtetet e Bashkuara. Nga ana tjetër, ai thekson se ndërhyrja ushtarake ruse në Siri ishte e kufizuar, por shumë e efektshme.

“Rusia ia ka borxh suksesin e saj në Lindjen e Mesme diplomatëve të saj me përvojë, të cilët janë të trajnuar mirë dhe të aftë për të negociuar midis palëve të ndryshme”, shkruan ai, duke e krahasuar këtë me sjelljen e SHBA në periudhën e kaluar. “Rusia ka negociuar në Astana që nga viti 2017, gjatë së cilës mblodhi Turqinë, Iranin dhe palët siriane për të diskutuar rindërtimin e vendit. Bisedimet e Gjenevës si një iniciativë amerikane janë në rënie”, shkruan Ignatius.

“Diplomacia ruse këmbëngulte për ruajtjen e regjimit të Asadit, por ata gjithashtu kishin kontakte me kurdët sirianë të cilëve u premtonin se kushtetuta e re siriane do t’u jepte atyre “autonomi kulturore” dhe se emri arab “Siri” do të fshihej nga emri zyrtar i Republikës Arabe të Sirisë. Në veçanti, Ignatius thekson se diplomacia ruse në Siri është duke u negociuar nga interesi sesa nga ideologjia, ndërsa ndërhyrja amerikane është e ngarkuar me “ideologji fantastike”.

Rusia ka tentuar me shekuj që të ketë një ndikim në Lindjen e Mesme, dhe tani ia ka arritur me sukses. Duket e çuditshme që Trump u dha rusëve falas, atë që ata donin me shumë sakrifica – konkludon në fund autori. /tesheshi.com/

Lini Një Koment