Weisz flet për lidhjen me “James Bondin”, asnjëherë nuk mendoi për martesë

Për vjet me radhë ishin shokë, para se lidhjen e tyre ta shndërronin në dashuri, duke i shtyrë ata që të martoheshin në vitin 2011.

Aktorja Rachel Weisz ka rrëfyer se asnjëherë nuk ka qenë ambicie e saj që të martohet derisa nuk u njoftua me aktorin Daniel Craig.

47-vjeçarja ka thënë se në rini ishte shumë e pavarur dhe se nuk mund të shihte filma romantik, para se dashuria “të ndodhte” një ditë me aktorin britanik.

“Është shumë personale, është shumë private. Nuk mendoj se është vetëm e imja pasi të dy jemi në sytë e publikut. Por asnjëherë nuk kam menduar se do të martohem. Nuk ka qenë ambicie e imja. Ishte krejt e kundërta”, ka thënë Rachel Weisz.